Dy humbje jete dhe 563 infektime me COVID në 24 orë/ 16 të prekur në gjendje të rëndë

Dy të prekur me COVID humbën jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë duke e çuar numrin  e përgjithshëm në 2950.

Nga 3150 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 563 qytetarë.

221 janë në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.

Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          563

Të shëruar në 24 orë       494

Të shtruar në spitale       175

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 3150

Testime totale              1,325,991

Raste pozitive                188,557

Raste të shëruara            177,713

Raste Aktive                     7,894

Humbje jete                      2,950

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4140

Fier                 807

Shkodër           485

Durrës             453

Vlorë               431

Gjirokastër      367

Elbasan           341

Berat               275

Korçë              228

Lezhë              179

Kukës              110

Dibër                 78