Abuzonte prej vitesh me minorenen, arrest me burg për 53-vjeçarin

I dyshuari për përdhunimin e një 16-vjeçareje në Libohovë u njoh sot me masën e arrestit nga Gjykata e Gjirokastrës.

Gjyqtarja Suela Dashi që drejtoi seancën vendosi 45 ditë arrest me burg për të pandehurin.

Ai u arrestua dy ditë më parë pas akuzave se kishte abuzuar për 4 vjet rrjesht me vajzën e nipit të tij, ndërsa ai vetë nuk i ka pranuar akuzat.

Sipas Hundës, e mitura ka pasur raporte intime me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe hetimet duhen bërë ndaj tij.

Ai tha se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer marrëdhënie intime.

Jam i bindur tha 53 vjeçari se pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet ADN- ja e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova.