Përplasje mes thika në Elbasan/ Plagosen dy vëllezërit, humb jetën njëri prej tyre

Dy vëllezër janë qëlluar me thika, pas një sherri mes disa të rinjve këtë mbrëmje në Elbasan.

Njëri prej të cilëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, ndërsa i vëllai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sherri verbal ka degraduar më pas në përdorimin e armëve të ftohta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore“, njofton policia.