Një objekti i dyshimtë u identifikua në orët e para të mëngjesit në rrugën “Martin Camaj” në Tiranë, nëpërmjet një GPS-i lokalizues.
Sendi ishte në tokë, pas një pallati. Paraprakisht syshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.
“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Camaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues”, njofton policia.