Përmbyset zetori, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar ka humbur jetën sot në Mirditë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor tip zetor, me të cilin po udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq.

Shtetasi me iniciale R.Gj. nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra ndërsa nuk dihet se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, njofton policia.