Një vajzë 16 vjeçe në Gjirokastër dyshohet se abuzohej seksualisht prej katër vitesh nga një i afërm i saj.
Nëna e të miturës thotë se nuk e kishte kuptuar që adoleshentja ishte viktimë e përdhunimit të xhaxhait të burrit, me të cilin kishin hyrje dalje në shtëpi.
“Vajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare.
Ajo rrëfen se vetë vajza i ka treguar për ngjarjen e rëndë: “Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte”.
Sipas saj, tani vajza është më mirë:
“Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën”.
Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës. Kabul Huda është arrestuar, ndërsa do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.