Manastirliu: Do vendosim certifikatë vaksinimi për të hyrë në bare dhe restorante

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të enjte nga salla e Kuvendit la të kuptojë se Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.

Qytetarët shqiptarë duhet të kenë një certifikatë vaksinimi, ose në të kundërt ata nuk mund të futen në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera.

Ministrja Manastirliu mori si shembull vendet e Evropës, duke deklaruar se atje qytetarët e kanë të pamundur të frekuentojnë restorantet, baret, kinematë apo universitetet pa pasur një certifikatë vaksinimi.

Si hyet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete.

Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ministrja.