Vuçiç pret Ramën dhe liderët e Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut

Në kryeqytetin serb u mblodhën sot liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

Presidenti Aleksandër Vuçiç i priti ata për darkë ndërsa ka ndarë pamje nga darka në një prej restoranteve më në zë dhe shkruan se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u kanë ofruar mysafirëve verëra serbe.

Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit,” shkruan Vuçiç.

Nesër pritet të mbahet Open Balkan,por kësaj radhe ndryshe, pa kryeministrin e dorëhequr pas zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut.