Dinamo i shkakton humbjen e parë sezonale Tiranës dhe prek çerekfinalet

Dinamo fitoi 2-0 ndaj Tiranës ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.

Ekipi i Bledi Shkëmbit realizoi dy gola në pjesën e parë.
Agim Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti të kthyer në gol (26’), teksa Xhulio Skuka dyfishoi në fundin e fraksionit të parë.

Bardheblutë tentuan të shënonin një gol shprese në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot. Dinamo menaxhoi mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi një sukses tepër të rëndësishëm, sidomos në aspektin moral.

Ky derbi do të përsëritet edhe dy herë të tjera këto ditë. Në fundjavë zhvillohet përballja për javën e tetë të Abissnet Superiore, ndërsa më pas, dy skuadrat e kryeqytetit do përballen për sfidën e kthimit në Kupë.

Dinamo – Tirana  2-0    Ibraimi 26′ (Pen), Skuka 40′

Kronika e ndeshjes:

– Përfundon derbi Dinamo-Tirana me blutë që ia dalin të triumfojnë 2-0 dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

90′ + 3 – Hoxhallari merr kartonin e dytë të verdhë dhe shkon para kohe në dhomat e zhveshjes.

90′ – Akordohen 4 minuta shtesë…

78′ – Rast ideal për Dinamon, që të shënojë edhe golin e tretë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, është Besir Demiri që ekzekuton një penallti në lëvizje, por grushton mjaft mirë Visar Bekaj.

74’ – Seferi niset i vetëm me portierin, por Isaevski i vjedh kohën dhe më pas sulmuesi bardheblu detyrohet të shkaktojë faull në sulm.

66′ – Provon sërish Hoxhallari me kokë, por këtë herë është shtylla që u mohon golin bardhebluve

64′ – Dy tentativa radhazi për Tiranën, fillimisht me Hoxhallarin nga goditja standarde e më pas me Ismailgecin, por Bakaj është në lartësinë e duhur në të dy rastet.

60′ – Limaj futet bukur në zonë dhe provon nga distanca, por grushton Edvan Bakaj dhe mban portën të paprekur

57′ – Seferi provon nga distanca, por topi devijohet dhe përfundon në këndore për Tiranën

51′ – Sulm i rrezikshëm i Tiranës, me Përgjonin që kroson për Ngo’o, por qendër-sulmuesi nuk arrin të devijojë drejt portës

49′ – Mihana provon me një goditje nga distanca, por pret në dy kohë Bekaj.

48′ – Harizaj largohet i dëmtuar dhe i lë vendin Edvan Bakajt

48′ – Starton pjesa e dytë, menjëherë me telashe për Dinamon. Dëmtohet portieri Harizaj dhe kërkon ndihmën e mjekëve

Përfundon pjesa e parë në Air Albania, Dinamo udhëheq me shifrat 2-0

45+2 Akordohen dy minuta shtesë

40′ – Gooooool! Dinamo shënon golin e dytë, Skuka pasi kalon Bekajn shënon me portën e zbrazët

35′ Te Tirana pretendojnë për penallti pas një goditje me kokë të Ngo

26-  Goooool! Dinamo në avantazh, Skuka ndalet me faull nga Bekaj. Ibraimi tregohet i saktë nga pika e bardhë

22- Skuka merr krahun me shpejtësi, por në fund Hoxhallari ia del ta ndalë duke devijuar sferën në këndore

14- Dinamo kërcënon portën e Bekaj, Skuka ndalet nga gardiani i bardhebluve

4′- Pretendon për penallti Dinamo, Skuka rrëzohet në zonë por arbitri vazhdon lojën

– Starton sfida në “Air Albania”

Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Harizaj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Demiri, Haxhiu, Ibraimi; Skuka, Mihana, Chinedu
Tirana (5-3-2): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni; Toli, Limaj, Hoti; Ngo’o, Seferi./ Supersport