Përdhunuan në grup 15-vjeçaren/ 12 vite burg për ish-rojen e shkollës më Babrru, merret vendimi dhe për tre të tjerët

12 vite heqje lirie vendosi sot Gjykata e Apelit, Abaz Doga që përdhunoi një 15-vjeçarje në Babrru të Tiranës.

Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg.

Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për Klajdi Pocin, ndërsa për dy të miturit e marrë të pandehur është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale.

Më 30 maj 2020, policia arrestoi në Tiranë, 4 shtetas me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur.

Doga abuzonte me të miturën që kur ishte roje në shkollën “Azem Hajdari”, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar, duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Pamjet përfunduan në duart e tre të rinjve që ndoqën të njëjtën skemë si Doga.