Kompania e Mark Zuckerberg, që tashmë njihet me emrin “Meta” ka njoftuar se do të mbyllë sistemin e njohjes automatike të fytyrës në Facebook. Që do të thotë, nëse deri më tani në momentin që publikoje një foto në shoqëri të një tjetër personi dhe të dilte automatikisht opsioni për ta bërë tagg menjëherë, tani nuk do të ofrohet si opsion.
Ky vendim do të përbëjë një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e teknologjisë, ku do të hiqen fytyrat e më shumë se 1 miliardë personave që ishin të regjistruara.