Babai që dhunoi vajzën e tij deri sa ajo humbi ndjenjat është lënë në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për të.
Shtetasi me iniciale R.K. u arrestua ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune.
Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz pranoi se 27-vjeçari ushtronte dhunë, ndërsa mohon të ketë dhunë seksuale.
Vajza ka dëmtime të organeve dhe të nxira në organet gjenitale, ndaj hetimet janë edhe për përdhunim, por ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.
E mitura ndodhet në gjendje të rëndë në spital, nën kujdesin e mjekëve.