Aktor dhe pedagog, një banor i ri hyn në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

Igli Zarka është konkurrenti më i ri që i është bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Ai është aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës.

“Mendoj se situatën brenda shtëpisë do t’i menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungojë qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, tha ai në klipin prezantues.

Karakteri i tij pritet që t’i trazojë pak ujërat  mes banorëve në atë shtëpi.