Përplasje fatale e makinave në Koplik, humb jetën 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka humbur jetën nga përplasja e dy makinave në Koplik.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11:10.
Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale E. P. është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues 40-vjeçarin me iniciale L. B.
Nga goditja e fortë ka humbur jetën 45-vjeçari me iniciale D.L., që udhëtonte me “Volkswagen-in”
Nuk dihen edne shkaqet e aksidentit, ndërsa policia njofton se ka shoqëruar në polici drejtuesin e makinës “Benz”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.