Mbyllen aplikimet për SPAK, nga tre kandidatë do të zgjidhen dy

Afati i kandidimeve në prokurorinë e posaçme SPAK ka përfunduar.

Deri tani pranë KLP-së kanë kandiduar prokurorët Alfred Shehu, Elvin Gokaj, Sonila Muhametaj (Domi), të tre me veting te kaluar.
Para disa ditësh, me vendim të KLP-së u ngrit Komisioni i Posaçëm që do të verifikojë, vleresojë e pikëzojë kandidaturat.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga Alfred Balla, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj. Pritet që brenda vitit 2021 të përzgjidhen dy kandidaturat nga tre në garë.