100 shtëpi numërohen si të dëmtuara nga tërmeti që tronditu pak ditë më parë Bulqizën.
Tre lëkundjet e tërmetit kanë dëmtuar banesat në Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht.
Lëkundja kryesore që shkaktoi dëme ishte ajo me epiqendër në Zerqan me magnitudë 5 ballë.
Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të rënda në disa banesa, ndërkohë që vazhdojnë inspektimet në terren.