Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme, kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it.
Shoferi nuk e dalloi që ura e lëvizshme, po ngrihej për të kaluar një anije.
Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqiti mbrapsht dhe këmbësorët duken të frikësuar. Përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin mami, babi dhe fëmija i tyre 1 vjeç e gjysmë.
Të tre personat në mjet kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe janë ndihmuar nga zjarrfikësja për të dalë. Më pas ata u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.
Kompania Flemish Waterway që ka marrë përsipër menaxhimin e urës po kryen një hetim ndërsa gjatë kësaj kohe, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.