Serbi/64 viktima nga COVID në 24 orë

Në Serbi është përkeqësuar situata epidemilogjike, pasi këtë të shtunë kanë vdekur 64 persona nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se nga 20.128 teste, janë shënuar edhe 6.001 raste të reja me koronavirus.

Në spitalet e Serbisë aktualisht janë të shtrirë 6.780 pacientë, nga të cilët 282 po trajtohen përmes respiratorit.

Që nga fillimi i pandemisë Serbia ka regjistruar 9.890 viktima.