Fotot e fundit të Madonnës ku imiton skena nga vendngjarja ku u gjet e vdekur Marilyn Monroe janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sipas tyre, ky veprim i artistes është “i frikshëm”.
Ylli i popit shihet duke pozuar në pozicione të ngjashme me setin e fundit fotografik të Monroe, “The Last Sitting” të realizuar nga fotografi Bert Stern gjashtë javë para se Monroe të ndërronte jetë. Në fotot për V Magazine, Madonna mban unaza të ngjashme me stilin e Marilyn dhe qëndron e shtrirë në një shtrat, pranë të cilit ndodhen disa pilula me recetë, sipas Page Six.
Monroe ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë pilulash me recetë. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e gjumit më 4 gusht 1962.