Bulqiza është përballur me disa lëkundje të forta tërmeti që prej mëngjesit të sotëm.
Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve.
Ndërkohë grupet e verifikimit të njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren për te parë më nga afër situatën.
Lëkundjet me magnitudë 4.7 u ndjenë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.