Nëntë të vdekur nga COVID në 24 orë/ 591 infektime, 160 pacientë në spitale

Nëntë persona nga 58 deri 78 vjeç kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 3664 testime të kryera, janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 591 qytetarë.

Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana me 549 raste të reja. 36 infektime të tjera kanë rezultuar në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnjë, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 7.528 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 591
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3664
Testime totale 1,297,234
Raste pozitive 183,873
Raste të shëruara 173,443
Raste Aktive 7,528
Humbje jete 2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,793
Fier 905
Durrës 718
Shkodër 485
Elbasan 325
Vlorë 270
Gjirokastër 251
Berat 202
Korçë 181
Lezhë 178
Kukës 143
Dibër 77