Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mesazhe kërcënuese që kanë vënë në lëvizje Njësitë Speciale sot.
Sipas informacioneve, në shtëpinë e Kurtit janë vënë re forca të shtuara të efektivëve, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e kërcënimit dhe nëse po merren masa për ndalimin e tij/ tyre.
Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha ai.