7,431 të infektuar aktivë me COVID në vend/ 19 në gjendje të rënduar, 5 të vdekur

7,431 pacientë aktivë me COVID19 janë aktualisht në të gjithë vendin.

Nga 4050 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë.

293 qytetarë janë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë,  në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.

Janë shëruar 494  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          672

Të shëruar në 24 orë       494

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 4050

Testime totale              1,293,570

Raste pozitive                183,282

Raste të shëruara           172,958

Raste Aktive                     7,431

Humbje jete                      2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3784

Fier                 891

Durrës            721

Shkodër         477

Elbasan          310

Vlorë               244

Gjirokastër     241

Korçë              196

Lezhë             189

Berat              161

Kukës             147

Dibër               70