Mbërrijnë në vend 117 mijë doza vaksine Pfizer

117 mijë doza ta vakisnës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njofton se deri tani në vend kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19.

“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, njofton ministria.                        182,610 qytetarë janë infektuar deri tani, ndërsa 172,464 janë shëruar. Aktualisht janë 7,258 raste aktive dhe 2,888 viktima nga COVID.