PD çon në Gjykatën Kushtetuese çështjen “Beccheti”

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese padinë ndaj Kuvendit, për mosngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje

“Fitorja e parë e PD është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse është e qartë se është një çështje e humbur. Është e qartë pse, sepse në dy dekada është traditë normale që kjo nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton për të ngritur komisionin hetimor. Padyshim që PD nuk kënaqet dhe nuk mundet të ndalojë thjeshtësisht te një fitore publike dhe hapur qartë Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është i dështuar, shkaktar dhe përgjegjës për 120 mln euro, arsyeja për të cilat komisioni hetimor ekziston megjithëse po vonohet por nuk pengohet plotësisht. Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte por le të përpiqemi të mos jetë komplet një çështje e harruar. Këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë dhe shkaktar është keqqeverisja e Ramës, për shkak se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori, etj etj, duke ndikuar edhe te gjykatat që në përfundim marrin vendime që ndëshkuara nga gjykatat ndërkombëtare”, tha Duma.

Kuvendi, në 14 tetor hodhi poshtë komisionin për “Becchettin” me 46 vota pro dhe 77 kundër, pasi sipas  PS-së, ky Komision Hetimor është në kundërshtim më ligjin.