Demir Backa u ekzekutua të shtunën në mbrëmje në Fier, ndërsa policia vazhdon hetimet për gjurmimin e autorëve.
Deri më tani janë shoqëruar 15 persona, që mund të kenë informacione për ngjarjen
Policia njofton se ka gjetur një “Mercedez Benz” me targa kosovare kilometra larg vendit të krimit, në afërsi të Spitalit Memorial në Fier, ndërsa brenda në makinë u gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një pistolete që dyshohet se janë përdorur në krim, por nuk ka ende të dhëna për autorët e mundshëm të atentatit.
57- vjeçari u ekzekutua të shtunën, rreth orës 20:00 me breshëri kallashnikovi në makinën e tij, që ishte e parkuar në Fier.
Viktima ishte përfshirë në një konflikt për tokën me banorët e zonës në bregdetin e Darzezës, ndërsa flitet dhe për një debat që 57-vjeçari ka pasur me një person që i kishte ngacmuar mbesën.