Një aksident i katërfishtë është shënuar këtë të hënë në mbrëmje në Elbasan.
Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e ish-metalurgjikut.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa raportohet se në rrugë nuk ka ndriçim, ç’ka mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.