Një 33-vjeçar që po udhëtonte në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur ai vetë dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 33-vjeçari është ndaluar nga policia, ndërsa prokuroria ka nisur hetimin për ngjarjen.
“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.