Tre vite nga vdekja e Kacifas/ Deputeti grek dhe familjarë të ekstremistit kërkojnë rihetim: Nuk ishte vetëvrasje

Familjarë dhe të banorë të zonës përkujtuan sot ekstremistin Kostandin Kacifas, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta.

Kacifas vrau veten pasi sulmoi me armë efektivët e RENEA-s në tetor të vitit 2018.

Një deputet i pavarur i parlamentit grek, Kostandinos Bogdhanos, kundërshton faktin se ekstremisti është vrarë. Sipas tij, rasti duhet hetuar si vrasje.

“Ajo që Kacifas bëri ishte të tërhiqte vëmendjen tonë për komunitetitn e  grekëve të lashtë të Shqipërisë jugore, ose Vorio Epirit. Nuk na bind që një person të ketë vrarë veten me dy plumba në kokë.”

Edhe familjarët dhe kryetari i fshatit Pandeli Kuremno i kërkuan shtetit shqiptar  dhe qeverisë greke të rinisë hetimet.

“Ishe fytyra e shpresës në Bularat, ishe rezistenca në ecurinë katasrofike që u katandisën grekët e Vorio Epirit.  Trimëria jote i bezdiste dhe shkathtësia jote i bezdiste ata, prandaj u vrave.

Çështja është shumë më e madhe se sa vrasja e e një greku nga Vorio Epiri.

Ti Kacifas u rrite Vorioepiriot krenar. Dashuria jote për Vorio Epirin, Greqinë, flamurin grek dhe besimin ortodoks ishte e madhe” tha Kuremno në fjalën e rastit gjatë ceremonisë.

Të gjithë intervistat janë dhënë në gjuhën greke, ndërsa më pas vijoi mesha pa probleme.