Një shtetase afgane ka plagosur me thikë partnerin e saj këtë mëngjes në hotelin ku janë akomoduar në Shëngjin.
Sipas policisë, 26-vjeçarja me iniciale Z.K. ka plagosur me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.