Shqipëria dhe Egjipti do kenë një linjë ajrore direkte Kairo-Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore. Rama premtoi se avioni nga Tirana nuk do jetë kurrë bosh, duke theksuar se do i nxisë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt.
“Duke ardhur në ditët e sotme na takon ne të përpiqemi e të ndërtojmë për më mirë, të forcojmë marrëdhëniet tonë. Dua t’iu fal për disponidilitetin tuaj për komision e përbashkët duke identifikuar fushat tona të bashkëpunimit për të bërë më shumë. Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu.
Padashur të marr më shumë kohë dua t’iu falënderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo ç’ka ndoshta është tipari dallues i Egjiptit, kultura juaj e jashtëzakonshme do jetë bazë për bashkëpunimin tonë kulturor. Ne jemi shumë më të vegjël por jemi krenar për kulturën tonë. Besojmë po kështu që kemi çfarë t’iu tregojmë njerëzve tuaj, por sigurisht edhe ku keni kaq shumë gjëra çfarë t’iu tregoni njerëzve tanë. Të punojmë së bashku të shohim nga e ardhmja me bindjen që ka pasur një arsye që historia na ka lidhur kaq fort dh eta shndërrojmë këtë arsye në besimin që është një amanet i pasardhësve që mes Shqipërisë dhe Egjiptit do ketë një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes”, tha Rama.
Në konferencën e përbashkët me homologun e tij egjiptian, Moustafa Madbouly, Rama vlerësoi bashkëpunimin e hershëm mes dy shteteve, teksa theksoi se Egjipti ka pritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç priti italianët e francezët. Rama tha se shqiptarët kanë kontribuar shumë në ndërtimin e Egjiptit, por njëkohësisht edhe kanë përfituar shumë nga ky vend.
“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.
Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. I gjithë vendi juaj mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën mendje hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të sjell ndërmend se shqiptarët qoftë mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë, mjeku personal i familjes Hetivall. Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend, por edhe përfituan shumë nga ky vend dhe kjo na bën mirënjohës ndaj asaj që ky vend ka bërë për ta. Ka shumë shkrime, por edhe poema që sjellin si dëshmi nga e shkuara, përcjellin ndjenjën e dashurisë ndaj këtij vendi”, tha Rama.
Kryeministri egjiptian, Moustafa Madbouly gjatë fjalës së tij tha se dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës, turizmit dhe tregtisë. Madbouly bëri me dije se do të ngrihet një komision i përbashkët i tregtisë, që do të garantojë vijimësinë e marrëdhënieve.
“Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Kemi patur diskutime të rëndësishme sot. Patën nderin të priteshim edhe nga presidenti. Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabilitetit. Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për çështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregtisë. Kjo do të inkurajojë që të vijojnë marrëdhëniet. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të”- tha kryeministri egjiptian.
Përpara konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer me homologun e tij, ku janë nënshkruar edhe tre marrëveshje bashkëpunimin në fushën e kulturës.
- Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
- Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.