Bora Zemani ishte e ftuara speciale që hyri për pak minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë mbrëmje.
Ajo takoi shoqen e saj të ngushtë, për t’u shprehur mbështetjen dhe për t’i dhënë forcë pas ditëve të vështira që Semi ka kaluar në shtëpinë e Big Brother.
Por, ajo nuk mund të largohej pa takuar Donaldin, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të gjatë ndërsa duket se ka ende ndjenja mes tyre. Në ato pak çaste që qëndruan bashkë, artistët dhuruan emocion, shumë puthje dhe përqafime.
Pavarësisht se thanë janë të turbullt, në fund pranuan se e duan njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha këtë e konfirmoi puthja pasionante në buzë.