Fati në anën e Arditit, i qëllon një biletë vajtje-ardhje

Spektakli i kësaj të premtje do duhej që përveç emocioneve, debateve, përballjeve dhe surprizave edhe të eliminonte njërin prej banorëve.

Katër ishin të eleminuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Ethet e garës sa vijnë edhe rriten dhe i eleminuari i dytë për këtë edicion është Arditi.

”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi.

Fati e deshi që Arditi të sihte përfituesi i kësaj mundësie.

Ai rikthehet për të vijuar normalisht lojën.