Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me një armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjisorin.
Baldwin mbeti i shokuar nga ngjarja e rëndë ndërsa dëshmitarët thonë se ai pyeste veten: “Pse më dhanë një armë të mbushur?!”
Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti përfshiu ‘shpërthimin e një arme të mbushur me barut’. Megjithëse aksidentet fatale me municion të tillë janë jashtëzakonisht të rralla ato mund të ndodhin gjatë provave.