8 të vdekur në 24 orët e fundit/ 594 qytetarë të infektuar, 11 në gjendje të rënduar

Tetë të infektuar me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë.

237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.

Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        594

Të shëruar në 24 orë      304

Të shtruar në spitale       137

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                3180

Testime totale              1,276,392

Raste pozitive                180,623

Raste të shëruara            171,034

Raste Aktive                     6726

Humbje jete                      2,863

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3352

Fier                 816

Durrës            763

Shkodër         462

Elbasan          259

Gjirokastër      188

Berat              181

Korçë              179

Lezhë             176

Vlorë               142

Kukës             141

Dibër               67