Rritja ekonomike do të arrijë 7.2%/ Banka Botërore vlerëson pozitivisht rimëkëmbjen pas pandemisë

Banka Botërore vlerëson pozitivisht rimëkëmjen ekonomike pas pandemisë së Covid 19 në vendin tonë.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria do të arrijë këtë vit një rritje ekonomike prej 7.2% sipas Bankës Botërore.

Shtyllat kryesore ku po mbështetet rimëkëmbja janë turizmi, që këtë verë mori hovin e para pandemisë, sektori i ndërtimit dhe konsumi. Ndërsa, në vitet e ardhshme, rritja ekonomike do të jetë e moderuar dhe nuk do t’i kalojë 3.8%, thotë Banka Botërore. Punësimi dhe pjesëmarrja e forcës së punës janë po ashtu drejt rimëkëmbjes, edhe pse me ngadalësi, dhe pagat reale po rriten. Ringritja po kontribuon në mbledhjen e të ardhurave fiskale. Politikat ekonomike e kanë mbështetur këtë rimëkëmbje, por shtimi shpenzimeve ka çuar në rritje të mëtejshme të raportit të borxhit kundrejt PBB-së“.

Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, me një rritje të PBB-së që parashikohet të arrijë në 5,9 për qind për 2021, pas tkurrjes me 3,1 për qind në vitin 2020. Rritja e rajonit parashikohet të arrijë në 4,1 për qind për vitin 2022 dhe 3,8 për qind për vitin 2023.

Norma e varfërisë për rajonin parashikohet të shkojë në nivelet para pandemisë dhe të ulet me rreth 1 pikë përqindje ose 20,3 për qind, çka është afër niveleve të vitit 2019. Rimëkëmbja në mbarë rajonin vjen falë forcimit të kërkesës vendase dhe asaj të huaj. Rritja e fortë e konsumit vendas dhe rinisja e udhëtimeve në Evropë ndihmuan në rritjen e dërgesave, si dhe flukseve hyrëse të turistëve gjatë kulmit të sezonit veror.