Hetimi i 25 Prillit/ Shifrat nxjerrin “zbuluar” komisionerët partiak, tjetërsuan votat preferenciale për kandidatët

Nëse votat e partive politike ishin numëruar drejt nga komisionerët partiak, i njëjti standard uk është aplikuar për votat preferenciale të kandidatëve.

Nga verifikimi i 235 kutive te votimit rezulton që administrata zgjedhore nuk ka qenë aq e drejtë ne leximin e votës së shqiptarëve. Top Channel raporton se mbi 1 mije vota janë tjetërsuar duke kaluar nga një kandidat tek një tjetër. Numëruesit e Shkodrës duket se e kanë mbajtur me hatër kandidatin demokrat Zef Hila pasi i kanë dhënë 104 vota më shume sesa e meritonte. Ndërsa janë kujdesur te shtojnë votat Zef Hilës, nga ana tjetër të parit te listës Helidon Bushati i kanë hequr padrejtësisht 35 vota, sipad Top Channel.

Në kampin rozë flamurin e votave të pamerituara e mban Eduard Shalsi me 80 me shumë, ndërsa më i penalizuari rezulton Fatmir Xhafa, të cilit i kane hequr 55 vota, të njëjtin fat ne listën e Tiranës rezulton te ketë edhe Belinda Balluku që rezulton me minus 34 vota. Me kryetarët e partive numëruesit nuk kanë guxuar shumë. Kryesocialistit Edi Rama i janë hequr padrejtësisht 11 vota, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha numëruesit janë munduar ti shtojnë 13 vota më shumë. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka humbur gjatë numërimit 6 vota, ndërsa Jozefina Topalli 13. Sali Berisha nuk rezultoi te jete i preferuari i demokratëve ne garën për votat preferenciale, por mesa duket ai nuk ka qenë as i preferuari i komisionereve partiak, te cilët i kane hequr 21 vota.

Komisionioni Qendror i Zgjedhjeve para gjashtë ditësh nisi hetimin e rezultatit te 25 Prillit. Verifikimi i votave preferenciale pritet te prodhoje surpriza pasi për herë të parë në këto zgjedhje elektorati kishte te drejte që krahas partisë te votonte edhe per kandidatin e pëlqyer. Frika se mos mbesin jashtë Parlamentit ka bërë që kandidatët te bëjnë te pamundurën per te siguruar vota, qofte edhe padrejtësisht.