6 të vdekur në 24 orë nga COVID/ 6444 të infektuar aktivë në vend

Gjashtë qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë.

262 janë në  Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        566

Të shëruar në 24 orë      513

Të shtruar në spitale       137

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3677

Testime totale              1,273,212

Raste pozitive                180,029

Raste të shëruara            170,730

Raste Aktive                     6444

Humbje jete                      2,855


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3208

Fier                 778

Durrës            744

Shkodër         446

Elbasan          237

Korçë              185

Gjirokastër      181

Berat              175

Lezhë             172

Kukës             136

Vlorë               115

Dibër               67