Pas dy vitesh, Dorian Petoku iu dorëzua autoriteteve italiane nga pala shqiptare. Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por ‘mbret i trafikut evropian të drogës’ dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka “mbytur” Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.
Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”, sipas Shqiptarja.com.
Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.