Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë/ Rama konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojnë një konferencë për median sot në orën 09.15 në Kryeministri.

Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE).

Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”.

Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas do të jetë Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij raporti.

Një ditë më parë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi një ditë më parë tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE.

Në progres raportin e KE-SË për Shqipërinë, të publikuar të martën u rekomandua hapja e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.