Gjashtë punonjës të policisë Korçë, mes të cilëve shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli u pezulluan nga detyra këtë të mërkurë.
Për shefin e komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefin e qarkullimit Kelmend Pikuli, Prokuroria e Tiranës ka hetuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.
Ndërsa 4 punonjësit e tjerë Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati dhe Kamber Kllogjeri janë hetuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra.
Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.
Rasti 1: Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin E-albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.
Rasti 2: Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.
NJOFTIMI I GJYKATES
Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;
1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik dhe caktimin e masës së sigurimit detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.