Lulzim Basha është i vendosur të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike, pavarësisht kritikave dhe kërkesave të vazhdueshme nga anëtarë të partisë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një konferencë për mediet, Basha u pyet se nëse mendon të japë dorëheqjen pasi “95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin agjendën e tij për të pastruar politikën.
Kryedemokrati u përgjigj se në të vërtetë demokratët e duan në krye të së djathtës.
“Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin agjendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit“, tha Basha.