Korçë/ Shtëpia merr flakë, nuk del dot në kohë një person, shpëtohen 3 të tjerë

Një person ka mbetur viktimë e zjarrit që la përfshirë shtëpinë në lagjen 12, në Korçë.

Brenda në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur brenda dhe është gjetur pa shenja jete nga zjarrfikësit.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa forcat e zjarrfikëses po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.