Incidenti te gjimnazi Andon Zako Çajupi”, shkarkohet drejtoresha e gjimnazit

Sherri mes dy mësueseve në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, i kushtoi vendin e punës jo vetëm atyre, por dhe drejtoreshës së shkollës.

Disa ditë më parë, dy mësuese dhe familjarët e tyre u zunë në ambientet e një lokali, ndërsa nuk mungon as të shtënat e armëve.

Vojsava Kumbulla u shkarkua pasi dyshohet kishte informacione për konflikte të vazhdueshme midis mësueses së gjuhës shqipe dhe mësueses së historisë, por nuk mori masa.