Peqin/ Gjendet i vrarë me armë 45-vjeçari

Një shtetas rreth 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në lagjen Çezmë të Peqinit, në afërsi të lumit Shkumbin.

Sipas policisë, personi ende i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.