Një tifoz kërkon ndihmë mjekësore, Newcastle-Tottenham ndërpritet për disa minuta

Një tifoz i Newcastle nuk është ndjerë mirë në tribunë dhe ka bërë që të ndërpritet për disa minuta sfida ndaj Tottenhamit, Ka qenë minuta e 42-të, kur nga tribunat kërkuan ndihmë te futbollistët, të cilët sinjalizuan arbitrin dhe loja u ndal menjëherë.

Ka qenë spanjolli Reguilon ai që ka dëgjuar thirrjet e tifozëve dhe ka referuar rastin te arbitri, që ka ndërprerë lojën dhe ka ftuar futbollistët të kthehen në dhomat e zhveshjes, ndërsa mjekët e të dy ekipeve kanë vrapuar menjëherë drejt tribunës.

Në stadium ra një heshtje e pabesueshme, derisa më pas filluan duartrokitjet për stafet mjekësore të të dy skuadrave, që përdorën edhe defribrilatorët për t’i ardhur në ndihmë tifozit që shfaqi probleme. Pas rreth 10 minutash skuadrat u rikthyen në fushë për të vijuar lojën./ Supersport