Rektori i Universitetit të Tiranës, një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, apeloi sërish për vaksinimin e pedagogëve dhe studentëve si dhe kërkoi respektimin e masave anti Covid.
Ai tha se vendimi për tju rikthyer mësimit normal ishte i vështirë, por pa dyshim vendimi i duhur.
“Pas shumë vështirësive nga pandemia, ne po kthehemi në auditore për mësim normal, vendim i vështirë por i duhuri.
Ndaj në emër të stafit dhe si rektor, uroj fillimin e vitit akademik, uroj edhe ata që i bashkohen për herë të parë , pasi UT është më i madhi dhe i rëndësishmi në vend.
Mbarëvajtja e këtij viti mësimor varet nga sjellja jonë me masat mbrojtëse, përpara jetës asgjë ska më shumë rëndësi. Bëj thirrje t’ju drejtoheni qendrave të vaksinimit që të jeni sa më të mbrojtur”, tha ai.