Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë këtë mbrëmje të diele.

Tërmeti është me epiqendër 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në verilindje të Lezhës.

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Thellësia e tërmetit shënohet 10 km.

Sipas bashkisë së Lezhës nuk ka dëme materiale, ndërsa Struktura e Emergjencave civile bashkë me Administratorët dhe Kryetarët e fshatrave jannë në terren për çdo problematikë.

“Nga Informacionet paraprake te marra nga struktura e emergjencave ne Bashkine Lezhe, lekundjet e para disa minutave me pare, te cilat sipas informacioneve ishin 4.5 balle, nuk kane shkaktiar deme.
Struktura e Emergjencave civile bashke me Administratoret dhe Kryetaret e fshatrave jane ne terren per cdo problematike. Per probleme ne vazhdimesi, ju lutem na vini ne dijeni duke na shkruar ose na kontaktoni ne:
Cel: 0692443311. Faleminderit. Bashkia Lezhe”, sipas njoftimit.