Kush po udhëheq me mbi 50 për qind të votave?

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave, sipas REL.

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.

Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Sipas të dhënave preliminare, ​Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar aktual, ka fituar 57.25 për qind të votave, pas numërimit të 53.36 për qind të votave. I dyti është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.71 për qind të votave.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, njëherësh kryetari aktual i Deçanit, është duke fituar në këtë komunë.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 36 për qind të votave të numëruara, Ramosaj ka fituar 72.38 për qind të votave. I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hyri Dobrunaj me 12.99 për qind të votave.

Në Suharekë, pas numërimit të 76.96 për qind të votave, kryetari aktual, njëherësh kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ka fituar 50.52 për qind të votave, pasuar nga Adrian Shala i LDK-së me 31.20 për qind.

Në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës ka 50.26 për qind të votave, pas 72.98 për qind të votave të numëruara. I dyti është kryetari aktual, kandidati i pavarur, Refki Suma me 42.46 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.
Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.