Katër turistët që humbën jetën në hotel ‘Gloria’ në Qerret teksa ndodheshin me pushime në Shqipëri, nuk janë asfiksuar brenda saunës siç u njoftua fillimisht nga policia.
Burime për Report Tv nga grupi hetimor i prokurorisë së Kavajës sqaruan se ata janë gjetur dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës.
Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjec e vajzës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ndodhet në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë.
Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që në fillim javë të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes.
Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pajetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre.
Pishina ku ata kanë qëndruar është pishinë dimërore dhe nga ekzaminimet e bëra deri më tani të ujit të saj nuk ka gjurmë të një lënde helmuese.
Pjesë e hetimit me policinë dhe prokurorinë e Kavajës është bërë edhe oficeri i kontaktit në ambasadën së Rusisë, ndërsa pas autopsisë paraprake trupat e katër viktimave do t’i dorëzohen përfaqësuesëve rus për ceremoninë mortore.
Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel ‘Gloria’ në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë.
Pas deklarimeve stafi i hotelit është lënë i lirë ndërsa janë sekuestruat lista e pushuesve të akomoduar në këtë resort prej 1 jave, kamerat e sigurisë dhe mostrat e ujit të pishinës dimërore për të analizuar nqs një faktor i jashtëm i ka marrë jetën atyre.
Ndërkohë që mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ku thonë se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer dhe se asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë.